“Rusia po sulmon brutalisht”/ Ambasadori shqiptar në Këshillin e Sigurisë: OKB të mbështesë sovranitetin e Ukrainës

Përfaqësuesi i Përhershëm i Misionit të Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha ka dënuar ashpër sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.
Gjatë një ndërhyrje në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë, ambasadori Hoxha ka deklaruar se Rusia po dënon brutalisht fqinjët e saj, ndërsa shtoi se Shqipëria mbështet sovranitetin e Ukrainës.
“Shqipëria dënoi agresionin e paprovokuar të Ukrainës. Rusia po sulmon brutalisht fqinjin e saj të cilit dëshiron t’i mohojë ekzistencën, lirinë, tokën dhe dinjitetin. Shqipëria bëri thirrje OKB -së për të mbështetur sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin territorial të saj”– tha ambasadori Hoxha.