Rusia po tërheq ushtarët? NATO skeptike: Duhet tërheqje e plotë e trupave dhe pajisjeve, deri më tani…

NATO është spektike për lajmet se trupat ruse po tërhiqen nga kufiri me Ukrainën.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është shprehur se një përshkallëzim i vërtetë do të nënkuptonte një tërheqje të konsiderueshme të trupave dhe pajisjeve ushtarake ruse nga zonat kufitare me Ukrainën.

“Rusia ka grumbulluar një forcë luftarake në dhe rreth Ukrainës, e paprecedentë që nga Lufta e Ftohtë. Por Rusia ka ende kohë të tërhiqet nga pragu, të ndalojë përgatitjen për luftë dhe të fillojë të punojë për një zgjidhje paqësore.

Ka shenja nga Moska se diplomacia duhet të vazhdojë. Kjo jep bazë për optimizëm të kujdesshëm. Por deri më tani nuk kemi parë asnjë shenjë të de-përshkallëzimit në terren nga pala ruse”, tha Stoltenberg.

Ai foli me gazetarët përpara një takimi dy-ditor të ministrave të mbrojtjes të aleancës në Bruksel. Ai thotë se ata do të adresojnë nevojën për të “rritur më tej qëndrimin tonë mbrojtës”./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT