Sali Berisha mbështet Metën: Nuk kisha as dyshimin më të vogël se ai kishte bërë shkelje

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dalë në mbështetje presidentit Ilir Meta, për vendimin e dhënë dje nga Gjykata Kushtetuese, për mos-shkarkimin e tij nga posti. Sipas Berishës, ai as nuk ka pasur dyshimin më të vogël se Meta kishte bërë ndonjë shkelje.

“Gjykata Kushtetuese duhet të kishte vetëm një pikë, dënoj Parlamentin për vendimin e tij antidemokratik, antiligjor. Sikundër, Gjykata Kushtetuese duke treguar varësinë e tmerrshme nga politika, nuk dënoi aktin e falsifikimit që Parlamenti i bëri vendimit të tij vetëm për ta vendosur në procedurë dhe kohë.

Nuk kam pasur as dyshimin më të vogël se në qëndrimin e Presidentit kishte shkelje të Kushtetutës.  Shkelje flagrante të Kushtetutës ka bërë Parlamenti. Shkelje ka bërë Edi Rama”, tha nga jashtë Kuvendit Sali Berisha, shkruan newsbomb.al.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT