Seanca në GJK u shty/ Meta: Brenda 48 orëve dorëzojmë përgjigjet, do t’ua lexoj edhe qytetarëve

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese shty në 7 shkurt dhënien e vendimit për shkarkimin ose jo të tij.

“Falenderoj Këshilltarët e mi për punën e shkëlqyer, që kanë bërë gjatë farsës gjyqësore të iniciuar nga ish-Kuvendi monist dhe antikushtetues.

Pasi u njoha me 72 pyetjet e anetarëve të Gjykatës Kushtetuese, brenda 48 orëve jo vetëm do të dorëzojmë 72 përgjigjet, por personalisht si President i Republikës do ua lexoj të gjithë qytetarëve të Republikës përgjigjen për çdo pyetje, nga Institucioni i Kryetarit të Shtetit”, shkruan Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT