“SHBA dhe Shqipëria bashkëpengmbajtës”, Rama: Në çështjen e Ukrainës do të…

Kryeministri Edi Rama ka folur në një konferencë për mediat, ku ka treguar dhe pozicionini e shtetit shqiptar për konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë.
Rama theksoi se Shqipëria do të jetë në krah të Departamentit Amerikan të Shtetit në këtë çështje ndërkombëtare, duke u shprehur se do të jemi “bashkëpengmbajtëse”.
“SHBA dhe Shqipëria do jenë “bashkëpengmbajtëse” në këshillin e sigurimit të OKB. Kjo është një përgjegjësi e madhe por dhe konfirmim i një Shqipërie tjetër në arenën kombëtare, që vlerësohet për karakterin, qëndrueshmërinë, aftësinë në luajtjen e rolit që i takon dhe që promovon paqen dhe sigurinë. Si një vend anëtar i NATO, nga ana tjetër një vend me pozicion të spikatur dhe të vlerësuar në rajonin tonë.
Anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit si anëtar jo i përhershëm dhe dimensioni që ky fakt i jep marrëdhënieve tona me SHBA-të, pasurohet me këtë fakt të ri.
Për të qenë bashkë “peng-mbajtësi” i çështjes së Ukrainës, është ndërmarrë një marrëdhënie konkrete për një nismë të përbashkët, për të qenë aktivë. Aktivë në një çështje si e Ukrainës si dhe të gatshëm në punë konkrete në arenën ndërkombëtare. Duam që roli ynë të jetë i një force që kountribon në të mirën ndërkombëtare. Ky zhvillim është kurorëzim i një përpjekjeje, dhe fillim i një vazhde që Shqipëria të qëndrojë në një raport të ri në arenën ndërkombëtare, të forcojë bindje n e vet, të forcojë vlerat që mishëron dhe besimin te vetvetja,për të qenë një partner real i qëndrueshëm, në atë fron vendesh.
Fjalën e vet e thotë siç e mendon dhe jo si një vend që qëndron si pikë e fundit e kavallit, pika e fundit e bishtit që tund vetëm kokën, siç ka ndodhur më parë.”- tha Rama.