Shembjet tek “5 Maji”, Berisha paralajmëron nismën e re! Batuta që s’duhet humbur me gazetarin: Armiku më i rrezikshëm…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folru ditën e sotme për mediat pasa se të hynte në sallën e Kuvendit ku është dhe duke u zhvilluar seanca plenare e rradhës.
Teksa u ka dalë në mbrojtje banorëve të “5 Majit” Berisha ka propozuar një nismë të re ligjore për mbrojtjen e banesave.
Gjatë fjalës së tij Berisha nuk i ka kursyer dhe batutat me gazetarët, teksa duke iu drejtuar njërit prej tyre: Armiku më i rrezikshëm është ai që të rri pas shpine, prandaj dil para.
“Ç’njerëzinë e kreut të Meduzës ndaj banorëve të cilët në përputhej me ligjet dhe Kushtetutën e vendit por mbrojnë shtëpitë e tyre që barbarisht po u shkatërrohen nga një bandë e veshur me pushtet në kundërshtim me të gjithë parimet dhe ligjet. Të ftosh qytetarë në bisedime është një akt normal. T’u përplasësh tavolinën me grush është masë ekstreme. Për të gjitha këto dënoj me ashpërsinë më të madhe. Do merret nisma ligjore për mbrojtjen e banesave të qytetarëve shqiptarë me praktikën që po ndjek kreu i Meduzës janë qindra mijëra banesa të pasigurta në Shqipëri. Nga 400…,*ndërpret fjalën dhe i flet gazetares, armiku më i rrezikshëm është ai që të rri pas shpine, prandaj dil para. *qesh”- tha Berisha para mediave./ Gazeta Shqip