Shkarkimi i presidentit? Presidenca kërkon 48 orë kohë për 70 pyetjet, Dervishaj: Procesi fiktiv

Eshtë mbyllur më herë seanca e përballjes në Gjykatës Kushtetuese sa i përket kërkesës për shkarkimnin e presidentit Ilir Meta.
Pas parashtrimit të përfaqësuesve ligjorë të presidentit Ilir Meta gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese ngritën disa pyetje për ta për të cilën kërkojnë përgjigje. Dervishaj kërkoi 48 orë për t’iu përgjigjur mbi 70 pyetjeve pasi do konsultohej dhe me presidentin.
Por përfaqësuesja ligjore e Parlamentit,Klotilda Bushka propozoi dy orë kohë. Pasi u tërhoq për vendim të ndërmjetëm, trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e shtyrjes së seancës dhe caktoi datën 7 shkurt ora 10:00.
Ndër pyetjet që i bënë është dhe krijimi i platformës “denoncon zgjedhjen”. Pas kësaj senaca treorëshe, këshilltari i presidentit, Bledar Dervishaj e cilësoi si një proces fiktiv që nuk është i bazuar në Kushtetutë.
“Nuk ka pasur dhe nuk ka lëndë për të iniciuar shkarkimin e Presidentit sipas asaj që parashikon Kushtetuta. Presidenti ka kërkuar që prej datës 1 korrik që ky proces të përfundonte brenda legjislaturës së Kuvendit të vjetër. Komisionet e vjetra nuk ishin në periudhë fundore, ky i fundit u ngrit pas zgjedhjeve që nuk lejohet”, deklaroi Dervishaj.
Sipas tij, Presidenti ka kërkuar që prej datës 1 korrik që ky proces të përfundonte brenda legjislaturës së Kuvendit të vjetër.