“Shpërthen” ministri rus: Mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova po rekrutohen në Ukraine!

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov ka bërë një deklaratë të papritur për shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës duke thënë se ata po rekrutohen për luftën në Donbass.
“Kosova dhe disa pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor po bëhen një terren për krimin. Ka terroristë, trafikantë droge. Është një terren rekrutimi për mercenarët që marrin pjesë në konflikte të cilat po nxiten gradualisht, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara.
Ka informacione se mercenarët po rekrutohen në Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë dhe po dërgohen në Donbass, për të nxjerrë jashtë ekuilibrit Rusinë. Ne po e rishikojmë këtë informacion tani”, tha ministri i Jashtëm.