Si do të ndikojë lufta në Ukrainë në xhepin e shqiptarëve? Rama: Po bëjmë çmos që mos të rritet energjia, biznesmenët mos të kërkojnë qiqra

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme pas mbledhjes së Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, ka dalë në një deklaratë për mediat.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se marrëdhënia mes Ukrainës dhe Rusisë prej muajsh ka sjellë një rritje të çmimeve në vende të ndryshme.

Kryeministri shtoi se Shqipëria është ndër të paktët vende që nuk ka rritur çmimin e energjisë elektrike dhe qeveria po bën të pamundurën që kjo mos ndodhë.

Referuar protestave të bëra ditën e e sotme nga një grup përfaqësuesish të komunitetit të biznesit, Rama tha se në situatën në të cilën ndodhemi kjo është si të “kërkosh qiqra në hell”.

“Ne jemi i vetmi vend apo me ndonjë përjashtim, se nuk i kemi parë të gjitha vendet pa asnjë përjashtim, por jemi ndër vendet shumë të pakta, që nuk e kemi prekur çmimin e energjisë. Në të gjitha komunikimet që unë kam pasur me kolegët çështja tehemelore, është pikërisht çështja e çmimeve të energjisë që në vendet fqinje që nga Kosova lart dhe Greqi poshtë apo në Itali ka ndikuar shumë fort në faturën e shpenzimeve të konsumtaroëve familjarë dhe pastaj biznesit.

Ne jemi zotuar që do të bëjmë çmos për ta mbajtuir nën kontroll çmimin e energjisë, pasi sigurisht jemi shumë të vetëdijshëm për efektin që ai ka edhe për goditjen psikologjike që ai sjell në tërësi sidomos te konsumtaroët familjarë dhe te biznesi i vogël. Prandaj për këtë kemi bërë një ndryshim rrënjësor së skemës së trajtimit të eksportit dhe imporitt të energjisë dhe deri tani kemi arritur tja dalim. Gjë që ndodh si rezultat si një sforcoje shuëm të madhe të qeverisë. Qeveritë vlerëoshen ëpr atë që ndodh, por sytë e vëmendjshëm të ekonomisë dhe financierëve i vlerëosjnë normalisht edhe për atë që nuk lemë të ndodhë dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme për ne, mbajta nën kontroll e çmimit të energjisë.

Më vjen shumë keq që sot një grup përfaqësues së komuniteti të biznesit kanë dalë me kërkesa a thua se sa kanë zbritur nga hëna dhe nuk kanë inforoamcion për ngjarjet në tokë. Shpresoj të ketë qënë një inerci në një moment lajthitje pasi të dalësh sot të kërkoh të tilla qiqra ndërkohë që një hell i nxehtë ka filluar të rrotullohet në hijet e Europës është diçka që vetëm këtu mund të bëjë vaki”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit:

Është një situatë realisht tragjike,por nga ana tjetër është një zhvillim I cili ka sfiduar të gjithë arkitekturën e sigurisë në Europë. Ka sfiduar të gjithë krahinën institucionae të politikës ndëkombëtare duke faktikishgt goditur themelin e saj të drejtën ndërkombëtare dhe ligjin ndërkombëtar.

Sot në Samit është kurorëzuar një punë komunikimi intesiv që kemi pasur gjatë këtyre orëve ditëve dhe netëve. Sekretari I PËRgjithshëm I ka bërë me dije konkuzionet, ndërkohë që mu duk e udhës të zhvillonim këtë konferencë për të folur pak më shumë për implikimet e kësaj lufte mbi Shqipërinë e cila nuk ka ndryshe nga shumë prej vendeve të tjera të NATOS, varësira të konsiderueshme të natyrës ekonomike apo tregtare me Rusinë, por sidoqoftë nuk është krejt pa lidhje të kësaj natyre, qoftë me Rusinë, qoftë dhe me Ukrainën që urojmë dhe shpresojmë që të bëhet, të kthehet në normalitet, por që faktikisht është shumë larg, sot nga normaliteti,.

Sot është me qartë sesa dje ajo që ka filluar të ndjehet muaj më parë, me krizën e çmimeve të energjisë, me rritjen eksponeciale të çmimeve të gazit në bursa ndërkombëtare, apo dhe me rritjen e shpejtë të çmimit të naftës. Gjë që i ka parë endur këtij momenti si një erë drithëruese në shpinën e shteteve, ku ndërkohë ka një valë të inflacionit të shoqëruar me rritjen e çmimeve në tërësi, si një pasojë e drejtpërdrejtë e rikthimit shuëm të fuqishëm të ekonomisë dhe jetës pas mbylljes dhe shtrëngimit të madh nga pandemia.

Ne jemi i vetmi vend apo me ndonjë përjashtim, se nuk i kemi parë të gjitha vendet pa asnjë përjashtim, por jemi ndër vendet shumë të pakta, që nuk e kemi prekur çmimin e energjisë. Në të gjitha komunikimet që unë kam pasur me kolegët çështja tehemelore, është pikërisht çështja e çmimeve të energjisë që në vendet fqinje që nga Kosova lart dhe Greqi poshtë apo në Itali ka ndikuar shumë fort në faturën e shpenzimeve të konsumtaroëve familjarë dhe pastaj biznesit.

Ne jemi zotuar që do të bëjmë çmos për ta mbajtuir nën kontroll çmimin e energjisë, pasi sigurisht jemi shumë të vetëdijshëm për efektin që ai ka edhe për goditjen psikologjike që ai sjell në tërësi sidomos te konsumtaroët familjarë dhe te biznesi i vogël. Prandaj për këtë kemi bërë një ndryshim rrënjësor së skemës së trajtimit të eksportit dhe imporitt të energjisë dhe deri tani kemi arritur tja dalim. Gjë që ndodh si rezultat si një sforcoje shuëm të madhe të qeverisë. Qeveritë vlerëoshen ëpr atë që ndodh, por sytë e vëmendjshëm të ekonomisë dhe financierëve i vlerëosjnë normalisht edhe për atë që nuk lemë të ndodhë dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme për ne, mbajta nën kontroll e çmimit të energjisë.

Më vjen shumë keq që sot një grup përfaqësues së komuniteti të biznesit kanë dalë me kërkesa a thua se sa kanë zbritur nga hëna dhe nuk kanë inforoamcion për ngjarjet në tokë. Shpresoj të ketë qënë një inerci në një moment lajthitje pasi të dalësh sot të kërkoh të tilla qiqra ndërkohë që një hell i nxehtë ka filluar të rrotullohet në hijet e Europës është diçka që vetëm këtu mund të bëjë vaki.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT