Si e komentoni vendimin për shkarkimin e Metës? Ja si përgjigjet ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur procesin e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, si një nga aktet më të shëmtuara në këto 30 vite.

Sipas tij përpjekja për të shkarkuar Metën dhe marrja në dorë e të gjitha pushteteve nga Rama, është shumë e rrezikshme dhe anti-demokratike.

Pyetje: Si e shihni vendimin për Metën?

Berisha: Unë këtë situatë e shoh në raport me drejtësinë, procesin më të shëmtuar të 30 viteve. Së pari përpjekja për të shkarkuar presidentin nga Rama dhe për të marrë në dorë të gjitha pushtetet është përpjekja më e rrezikshme dhe më anti-demokratike.

Presidenti shtyu zgjedhjet me të drejtë, por GJK kishte një akt se ia kishte bërë një dekret. Kur Meta pati një problem me Dvoranin, Komisioni i Venecias e nxiri antikushtetues Dvoranin. Ky ka qenë relator i çështjes së presidenetit në gjykatën e lartë. Tentativat për të shkarkuar Metën arrijnë kulmin, është rikthim i ligjit dhe propagandës në fuqi, këtë mund ta bënte vetëm ndonjë i rrjedhur, sepse gjithçka ishte në fushën e deklaratave. Ajo që më shqetëson mua është kazma mbi kushtetutën, degradimi i kuvendit në flasifikator.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT