Si u zbulua plani/ Putin kërkon “kokën” e Zelensky dhe qeveritarëve të tij me çdo kusht

“Presidenti rus Vladimir Putin do “kokën” e presidentit presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky”. Kjo është thënë shpesh gjatë ditëve të fundit në media, ku prej 5 ditësh Rusia ka sulmuar Ukrainën.

“The Time” shkruan se më shumë se 400 mercenarë rusë janë futur në Kiev për të vrarë presidentin ukraina.

Një milici private e njohur si “Grupi Ëagner” dyshohet se ka marrë urdhëra nga Vladimir Putin për të vrarë Zelenskyn dhe 23 figura të tjera qeveritare. Në këtë mënyrë Moska do të mund të merrte drejtimin e Ukrainës.

Sipas Times, ushtria me qira, e drejtuar nga oligarku Yevgeny Prigozhin një aleat i ngushtë i presidentit rus, i cili shpesh quhet “kuzhinieri i Putinit”, nisi marcenarët për në Ukrainë për të vrarë zyrtarët dhe për këtë mori një shumë të madhe parash.

Marcenarët shumë të trajnuar thuhet se presin “dritën jeshile” nga Kremlini, për të nisur listën me emrat që kishin për të vrarë, por plani dështoi pasi sinjalet arritën të shtutën (26 shkurt) në qeverië Ukrainase.

Kjo bëri që Kievi të shpallte një shtetrrethim 36-orësh, duke urdhëruar që të gjithë të rrinë në ambiente të mbyllura në mënyrë që ushtarët të mund të fshinin rrugët për diversantët rusë.

Qytetarët u paralajmëruan nga kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko se nëse do të ishin në rrugë do të vriteshin.

Një burim me njohuri për aktivitetet e Grupit Ëagner i tha Times se midis 2,000 dhe 4,000 mercenarë kishin mbërritur në Ukrainë në janar, por me misione të ndryshme. Disa u dërguan në rajonet e kontrolluara nga rebelët, Donetsk dhe Luhansk në lindje të vendit – ndërsa 400 të ngarkuar me nxjerrjen e Zelensky-t u nisën për në Kiev nga Bjellorusia.

Thuhet se grupi është duke gjurmuar Zelesnky dhe kolegët e tij përmes telefonave të tyre celularë  duke pretenduar se e dinë se ku ndodhen në çdo kohë.

Një burim tjetër pohoi se vrasësve me qira u është thënë të frenojnë ndërsa Putini mban ‘bisedime paqeje’ me Zelensky këtë javë.

Lajmet për planet e tyre të vrasjes nuk duket se e shqetësojnë Zelenskyn, i cili pranoi se ishte ‘objektivi numër një’ gjatë një fjalimi drejtuar kombit, duke u thënë atyre se forcat speciale ruse po e ndiqnin atë. Kur SHBA ofruan ta nxirrnin, ai i tha Presidentit Joe Biden: “Unë kam nevojë për municion, jo një udhëtim”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT