“Situata është e vështirë, ka ende rrezik…”, Shkurov: Falenderojmë Shqipërinë për mbështetjen e dhënë

Ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov, ka folur në lidhje me situatën në të cilën ndodhet vendi i tij.
Në një deklaratë për mesat ai falenderoi popullin shqiptar për mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Gjithashtu ambasadori falenderoi qeverinë si dhe presidentin Ilir Meta për mbështetjen e dhënë.
“Në këtë ditë simbolike jemi mbledhur për të falenderuar popullin shqiptar për mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Më datë 14 shkurt ka qenë një deklaratë mga qeveria shqiptare për sovranitetin e Ukrainës.
Gjithashtu ka qenë edhe deklarata e presidentit, të cilin duam ta falenderojmë në mënyrë simbolike.
Do të doja të theksoja se zëri i Shqipërisë dëgjohet në Ukrainë, Europë, OKB. Edhe njëherë ju përgëzoj”, tha ambasadori ukrainas.
Ambasadori bëri me dije se situata në Ukrainë mbetet e vështirë, pavarësisht se disa trupa rusë janë tërhequr.
“Situata mbetet e vështirë pavarësisht se disa trupa janë tërhequr, pasi disa cështje nuk janë zgjidhur ende. Po bëhet punë për të zgjidhur konfliktin. Prandaj falenderojmë shumë përpjekjet e Shqipërisë në këtë drejtim”, shtoi ai.