Skandal në Veri të Kosovës: Ekstremistët serbë provokojnë me simbolin “Z” të forcave ruse

Serbët provokojnë sërish në Veri të Kosovës, duke vandalizuar tabelat rrugore të qyteteve shqiptare me simbole nacionaliste dhe shoviniste.
Incidenti është regjistruar ditën e djeshme, ndërsa ajo që bie në sy është se përveç simbolit të serbisë së madhe, është vizatuar edhe shkronja “Z”, një shenjë që e kanë mbajtur automjetet luftarake ruse që hynë për të pushtuar Ukrainën.
Vetëm dy ditë më parë, mediat në Kosovë raportuan se dy serbë ishin kapur gjatë tentativës për të blerë simbole të UÇK-së, duke aluduar po përgatisnin një incident të rremë, për të shkaktuar konflikt.