“Skandal shumë i rëndë”/ Meta paralajmëron padi në prokurori: Kuvendi depozitoi prova të falsifikuara!

Presidenti i Republikës Ilir Meta, siç bëri të ditur më herët gjatë ditës përfaqësuesi i tij ligjor për mediat, ka çuar në prokurori Kuvendin, që sipas tij ka manipuluar provat shkresore në betejën ligjore të mbajtur në Kushtetuese.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan: “Sapo falënderova Bledin dhe Katrin, për përfaqësimin me dinjitet dhe profesionalizëm të Institucionit të Presidentit të Republikës. I kërkova të përgatisin menjëherë padinë për falsifikimin e provave nga Kuvendi, të depozituar në Gjykatën Kushtetuese pa asnjë lloj kërkese. Ky skandal shumë i rëndë, duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore! Takohemi shumë shpejt në një komunikim me mediat!”


Gjykata Kushtetuese mbylli pasditen e së hënës shqyrtimin dhe dëgjimin e palëve për kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e kreut të shtetit. Pas përfundimit të seancës, përfaqësuesi i presidencës, Bledar Dervishaj akuzoi Kuvendin për manipulim të provave.

“Sot u mbyll seanca e iniciuar pa të drejtë nga Kuvendi. U provua që Kuvendi depozitoi prova të manipuluara vetëm e vetëm me qëllimin që të rrëzoheshin pretendimet e kreut të shtetit dhe kur kjo ndodh me Presidentin, imagjino çfarë duhet të mendojmë ne si qytetarë.”

Kushtetuesja prittë të japë një vendim brenda 30 ditëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT