Skena tronditëse në kufirin me Ukrainën, mijëra fëmijë që ndahen nga baballarët (FOTO)

Eksodi i madh pushtoi terminalin e trenit 43 milje larg kufirit polak, duke shkaktuar një rrëmujë nëpër shinat drejt platformave. Por përtej kufirit në qytetin polak të Przemsysl, në një vend mahnitës, qindra burra ukrainas janë të vendosur që të luftojnë për vendin e tyre.
Të veshur me pajisje luftarake, ata hipën në trena që të shkonin drejt zonës së luftës. Ata dërguan të dashurit e tyre në vende të sigurta dhe më pas u hodhën në vijën e parë të luftës.
“E lashë vajzën time me prindërit për ta mbrojtur nga ajo që po ndodh, por tani po kthehem menjëherë në Ukrainë për t’iu bashkuar rezistencës. Unë nuk mund të qëndroj pranë dhe të lejoj që kjo t’i ndodhë vendit tim”, ha 42-vjeçari Sergei Motorov për mediat e huaja, shkruan “The Sun”.