Spahiu për Metën: Gjykimi duhej të ishte publik, 4 gjyqtarë i ka futur në punë vetë presidenti

Analisti Kreshnik Spahiu ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, duke thënë se nuk kishte transparencë

Ai tha në një lidhje Skype me “Open” se vendimi ishte i paarsyetuar dhe se nuk ishte aspak transparent. Sipas tij Meta nuk mumd të gjykohej nga gjyqtarë të cilët i ka emëruar vetë në krye të këtij institucioni.

Spahiu: Proceset për të gjykuar një president ndodhin njëherë në 200 vite jo çdo ditë. Edhe drejtori i Nishtullës në Durrës po të shkarkohej, procesi do të ishte më transparent. Kush mund të thotë se ky ishte një proces model, sepse ky ishte një vendim i paarsyetuar. Këtu ka disa deklarata që gjyakta tregoi se është e pavaruar, por si mund të jetë e pavarur kur gjysma e tyre janë emëruar nga Meta, 4 janë emëruar nga Ilir Meta. Gjykimi duhet të ishte publik. Nuk mund të jetë një vendim i shkurtuar, e kanë patur kohën e duhur në dispozicion, duhet të  ishin të pranishëm të gjitha palët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT