“Stop Putin”, mijëra protestues në Frankfurt dhe Londër në protestë në shenjë solidariteti për Ukrainën

Mijëra njerëz kanë dalë në protestë në rrugët e Frankfurtit dhe në Downing Street të Londrës në shenjë solidarizimi për Ukrainën dhe për të dënuar sulmin rus.

Me flamuj ukrainas, pjesëmarrësit shprehën solidaritetin e tyre me vendin e Evropës Lindore, teksa mbanin në duar pankarta “Stop Putin-Stop Rusia”.

Në mitingun e organizuar nga Partia e Gjelbër nën moton “Solidariteti me Ukrainën – Paqe në Evropën Lindore”, para pjesëmarrësve foli edhe konsulli i përgjithshëm i Ukrainës, Vadym Kostiuk, me seli në Frankfurt.

Gjithashtu qindra protestues janë mbledhur edhe në rrugët e Downing Street për të dytën ditë rresht për të shprehur zemërimin e tyre mbi pushtimin rus të Ukrainës. Protestuesit kërkuan më shumë veprime nga Perëndimi ndërsa Boris Johnson njoftoi sanksione personale kundër liderit rus Vladimir Putin dhe ministrit të jashtëm Sergei Lavrov.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT