Sulmet ndaj Ukrainës, reagon Kina: Respektojmë sovranitetin territorial të të gjitha shteteve, por e kuptojmë edhe Rusinë

Pas sulmit special të Rusisë ndaj Ukrainës ka ardhur dhe reagimi i parë nga Kina. Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi ka deklaruar se Kina respekton sovranitetin territorial të të gjitha shteteve.
“Por në të njëjtën kohë kemi parë me detaje çështjen e Ukrainës që nga zanafilla e saj historike, që është shumë komplekse! Po ashtu kuptojmë dhe shqetësimin legjitim që ka Rusia për sigurinë”, është shprehur wang Yi.
Këtë mesazh ministri i Jashtëm i Kinës mësohet se e ka shprehur këtë qëndrim gjatë telefonatës që ka pasur me homologun rus, Sergei Lavrov.
“Sky Tg” raporton se ai ka shtuar se: ”Kina kërkon që të braktiset mentaliteti i Luftës së Ftohtë, që është një mekanizëm sigurie evropian dhe i ekuilibruar, efikas dhe që duhet të formohet nëpërmjet dialogut dhe negociatave”.