Sulmi ndaj Ukrainës/ “Kemi rrëzuar 5 avionë rusë dhe një helikopter”

Pesë avionë rusë dhe një helikopter u rrëzuan herët të enjten, ndërsa forcat ruse sulmuan Ukrainën. Kështu pretendon Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Nga ana tjetër, ushtria ruse i ka mohuar pretendimet, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

Në një postim në “Twitter” të enjten në mëngjes, ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba u bëri thirrje “ukrainasve anembanë globit” të flasin dhe të kërkojnë veprim nga udhëheqësit e tyre.

Goditjet e para erdhën pak pas orës 5 të mëngjesit të së enjtes, duke i dhënë fund definitivisht çdo spekulimi se çfarë kishte ndërmend të bënte presidenti rus Vladimir Putin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT