Të gjitha bisedat diplomatike të 48 orëve / Zelensky flet me 18 liderë botërorë, Putinit i përgjigjen vetëm 5

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka bërë që presidenti i kësaj të fundit t’i drejtohet botës për ndihmë. Volodymyr Zelensky qysh në krye të herës kërkoi kryesisht nga Perëndimi që krahas sanksioneve dhe protestave kundër Rusisë, populli i tij të mbështetej me armatim dhe naftë. Gazetari Lutfi Dervishi ka bërë një listë bazuar në raportimet ndërkombëtare, se me cilët udhëheqës botërorë kanë komunikuar Volodymyr Zelensky dhe armiku aktual i vendit të tij, Vladimir Putin.

Teksa Zelensky ka patur komunikime intensive ku ka marrë mbështetjen logjistike dhe solidaritetin e 18 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare, Putin ka kryer vetëm pesë lidhje telefonike kryesisht me fqinjët dhe mbështetësit e tij lindorë.

Kujtojmë se Zelensky ka treguar transparencë në Twitter duke publikuar çdo kontakt në kohë reale. Ndërsa thelbi i bisedave të Putin me pesë homologët e tij mbetet i pazbardhur.

Ja përmbledhja e Dervishit:

Deri me tani gjate 48 oreve te fundit Presidenti Ukraines Zelenskyy ka folur me:

  1. Kryeministrin e Japonise!
  2. Presidenten e Komisionit Europian
  3. Kryeministrin e Britanise
  4. Patriakurn Bartolomeu
  5. Presidentin e Lituanise
  6. Presidentin e Portugalise
  7. Presidentin e Polonise
  8. Presidentin e Gjeogjise.
  9. Presidentin e Azerbajxhanit
  10. Sekretarin e pergjithshem te OKB
  11. Kryeministrin e Hollandes
  12. Kryeministrin e Indise
  13. Kryeministrin e Zvicres
  14. Kryeministrin e Greqise
  15. Kryeministrin e Italise
  16. Presidentin e Keshillit Europian
  17. Presidentin e Frances.
  18. Presidentin e SHBA

Ndersa Presidenti Rusise Vladimir Putin ka folur me:

  1. Kryeministrin e Armenise
  2. Presidentin e Kirgistanit
  3. Presidentin e Kines
  4. Presidentin e Sirise
  5. Presidentin e Uzbekistanit!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT