“Të kam dëgjuar që gënjen”/ Veliaj-Tabakut: Po ti do betohesh që do thuash të vërtetën? Ligji i qeverisë Berisha më lejoi që..

I ftuar për të dëshmuar në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve sot ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Pasi kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, e pyeti se cili ligj e autorizoi për projektin e Inceneratorit të Tiranës, Veliaj i tha se ka qenë ligji i vendosur nga qeveria Berisha.

Tabaku: “Më datë 27.03.2017 për projektin e Inceneratorit të Tiranës, ju jeni shprehur Pro. Cila pikë e cilit nen ju jep autorizim ta bëni këtë si kryetar i Bashkisë Tiranë?”

Veliaj: “Më autorizon pika 12 e nenit të ligjit nr. 10463, datë 22.09.2011 i qeverisë Berisha për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Ky nen parashikon se kryetarët e qeverisjes vendore, pra nënkuptohet kryetari i Bashkisë janë përgjegjës për administrimin dhe menaxhimin e mbetjeve që krijohen brenda territorit të tyre administrativ në përputhje me ligjin, që e ka vendosur qeveria juaj. I kam qëndruar detyrës që më cakton ligji për një Tiranë të pastër dhe jo ato me plehrat mullar që gjeta në 2015.

Unë betohem, dhe është mëse normale që dëshmitarët të betohen, pyetja është po ju a betoheni? Që nuk do gënjeni, se ju kam dëgjuar në mënyrë sistematike që spekuloni. Mos më ndërpre fjalën, kjo që po bën është e pandershme. Duhet të më lësh të përgjigjem. Nuk mund të bëni pyetje pa përgjigje. Është minimumi i etikës”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT