Thirrja e Bashës në SPAK/ Artan Hoxha: 3 pyetjet që i bënë belgët, kush është prokurori që lëviz me makinë të blinduar

Gazetari Investigativ, Artan Hoxha foli për thirrjen e Lulzim Bashës në SPAK për t’u përballur me prokurorët belgë.

Sipas tij, prokurorët kanë bërë 3 pyetje për kryedemokratin Lulzim Basha, dëshminë e të cilit e kanë kërkuar përsa i përket çëshjtes “Toyota Yaris”.

Hoxha theksoi se vitin e kaluar një nga prokurorët belgë që ndjek çështjen e hetimit të Lulzim Bashës ka ardhur 8 herë në Shqipëri. Hoxha tha se kur ai vjen në Shqipëri lëviz me siguri maksimale dhe udhëton vetëm me automjet të blinduar.

“Basha është paralajmëruar që në vitin 2018 që do jepte dëshmi para belgëve. Belgët janë nisur nga deklaratat e Bashës në Kuvend. Lideri iPD ka dhënë një informacion që ka rezultuar 100% i saktë.

Për ta bën një çudi të madhe që një operacion i finalizuar 48 orë më vonë të jetë pikë për pikë si deklarata e bërë në Kuvend. Ata e kanë bërë pjesë të hetimit të tyre sepse mendojnë se informacioni që ka marrë Basha mund të ndihmojë hetimet.

Ata kërkojnë të dinë si është e mundur që Basha ka rënë në dijeni të atij informacioni. A ka elementë të tjerë që Basha ka rënë në dijeni dhe nuk i ka bërë publike. Interesimi tjetër i palës belge është për të ditur kush ia ka dhënë këtë informacion.

Nuk u ndryshua itinerari i Toyota Yaris. Di që ky prokurori është prokuror federal. Vitin e kaluar ka ardhur 8 herë. Ai kërkon masa të forta sigurie kur vjen. Lëviz me mjete të blinduara.

Siguria që i japin autoritetet tona e bëjnë atë të dukshëm. Nuk është i vetmi prokuror belg që vjen në Shqipëri. Ka qenë edhe një tjetër në Elbasan që po ndjek një ngjarje prej vitit të kaluar. Ka një tjetër prokuror që e flet shqipen si ne. Stivis është i njohur në komunitetin shqiptar në Belgjikë. I ndjek grupet tona deri në shtëpitë e tyre,” tha Hoxha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT