TRAGJEDIA në ngushticën e Korfuzit/ Publikohet lista me EMRAT e të zhdukurve

Mediat greke kanë bërë publike listën me 10 personat e zhdukur në anijen e djegur në ngushticën e Korfuzit, “Euro Ferry Olimpia”.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë dhe vetëm tani u publikuan të zhdukurit, me emra dhe me kombësi.

Shumica prej tyre janë nga Bullgaria, si dhe në mesin e tyre janë 2 Grekë dhe një person me kombësi turke.

1.Dimitrov Darmonski, bullgar

2.Hristin Tishevishki, bullgar.

3.Mehmet Cakir, turk

4.Lyubchov Boyadzhiev, bullgar

5.Vasil Asenov, bullgar

6.Kostantinos Gerontidakis, grek

7.Dimitar Grancharov, bullgar

8.Genadiev Mahleliev, bullgar

9.Vasil Ivanov Markov, bullgar

10.Nikolaos Bekiaris, grek

Mrekullia ndodhi me shoferin e kamionit bjellorus i cili u gjet i gjallë pas 2 ditësh. Autoritetet greke shpresojnë që kjo të ndodhë dhe me të zhdukurit e tjerë.

Anija është ankoruar në një vend të sigurt në veri të Korfuzit, ndërsa brenda saj ka ende vatra zjarri të vogla që janë aktivë. Për shkak të temperaturave tepër të larta brenda anijes si pasojë e zjarrit, është vështirësuar operacioni i shpëtimit dhe ndërhyrja e grupeve brenda saj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT