Trekëndëshi kriminal është ai i 21 janarit, Berisha-Meta-Basha”, Koçi: Hedhin hi syve duke…

Duke ju përgjigjur akuzave te kryedemokratit Basha për “Trekëndëshin e Bermudës”, sipas të cilit Berisha, Meta dhe Rama janë bashkëpunëtorë, deputeti i PS, Petro Koçi tha se i vetmi trekëndësh kriminal është ai i 21 janarit, me treshen Berisha, Meta dhe Basha.
Ai shtoi se këto akuza janë për tu hedhur hi syve njerëzve, por publiku nuk i beson.
“Kjo është një lojë, një dredhi fëminore. Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për bashkëpunim me Ramën. Por nuk ka budallenj në publik që e besojnë këtë histori.
Ama trekëndëshi i vërtetë është ai i 21 janarit. Berisha Meta Basha, trekëndëshi kriminal, të tjerët janë për të hedhur hi syve njërëzve,“- tha Koçi.