Tryeza e bisedimeve sot, Lukashenko s’mban premtimin, raketa nga Bjellorusia godasin Ukrainën

Edhe mëngjesi i sotëm në Ukrainë ka nisur me sirenën e luftës dhe bombardime.
Në Ukrainën nuk ka qetësi edhe në një ditë kur pritet të fillojnë bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës. Rusia gjatë gjithë natës ka sulmuar me bomba dhe nuk ka braktisur përpjekjet e saj për t’i afruar gjithnjë e më shumë “zemrës” së Kievit.
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko i premtoi presidentit të Ukrainës, Zelensky në një telefonatë se do të garantonte sigurinë për delegacionet për të udhëtuar afër kufirit për bisedimet e paqes. Por menjëherë pas asaj telefonate, raketat u hodhën nga territori i Bjellorusisë në Ukrainë, kështu që premtimi i dhënë nuk u mbajt aspak.
Më herët vetë presidenti Zelensky tha se ishte skeptik, por donte t’u tregonte ukrainasve se po bënte gjithçka që ishte e mundur për t’i dhënë fund luftës.