Turqia qartëson pozicionin e saj, Zelensky: Populli ukrainas nuk do e harrojë kurrë këtë!

Turqia i është përgjigjur pozitivish ditën e sotme kërkesës së presidentit ukrainas Volodomyr Zelensky, për të mbyllur rrugët detare në Detin e zi për anijet luftarake ruse.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, presidenti ukrainas falënderon homologun turk Erdogan, ndërsa shton se Ankaraja i ka ofruar ndihmë ushtarake dhe humanitare Ukrainës.

Zelensky e beri kërkesën drejtuar Erdogan që ditën e djeshme, por Erdogan ka vendosur vetëm sot të bashkëpunojë.

“Ky është një vendim shumë i rëndësishëm. Populli i Ukrainës nuk do ta  harrojë kurrë këtë”, ka shkruar Zelensky.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT