“Ty të ka Rama të afërt, je dhëndri i shokut”/ Plas keq sherri mes Bejkos dhe Këlliçit: Ti je enverist!

Deputeti Belind Këlliçi dhe drejtuesi politik i PD në qarkun e Gjirokastrës, Roland Bejko, kanë hedhur akuza të forta ndaj njëri-tjetrit mbrëmjen e djeshme në emisionin Open.

Këlliçi ndërhyri në një moment gjatë fjalës së Bejkos, ndaj ky i fundit me ironi i tha se Rama e ka të afërt Këlliçin, pasi e ka dhëndrin e shokut.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i deputetit, i cili e quajti Bejkon “njeri me mentalitet enverist”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT