“U dënua 21 vite për t’i bërë qejfin politikës”, flet avokati i Izet Haxhisë, Beqiri: S’e nxori ai në pritë Azem Hajdarin…

Avokati mbrojtës i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri ka folur pas vendimit të gjykatës e cila e dënoi me 21 burg klientin e tij, i cili akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit.

Ai tha në një lidhje telefonike për “Faxnews” se Haxhia nuk është vrasësi dhe as personi që e nxori në pritë, por ai thekson se Prokuroria në provat e saj ka nënvizuar se Fatmir Haklaj është personi që ka vrarë Azem Hajdarin.

Idajet Beqiri: Nuk po marr në mbrojtje klientin tim. Para se ta merrja në mbrojtje i kërkova të më tregonte ngjarjen. Vendimi i gjykatës i ndikuar nga politika e djeshjme dhe e sotme. Një ditë para ngjrajes ia ka qenë me 20 persona të tjerë, u nis nga Tropoja me 5 veta. Unë vlerësova se do të dilte e vërteta kur të dilnin provat. Për ti bërë qejfin politikës sot i dhanë 21 vite burg.

Prokuroria ka nënvizuar se Fatmir Haklaj ka vrarë Azem Hajdarin. Izet Haxhia nuk e takuar Azem Hajdarin nuk e nxori ai në pritë. Berisha e ka akuzuar shumë vonë Haxhinë për shkaqet e tij personale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT