U dënua me 3.4 vite burg, ja ku do të vuajë dënimin ish-ministri Saimir Tahiri

Ish-ministri Saimir Tahiri i dënuar pak ditë më parë me 3 vite dhe 4 muaj burg pritet të transferohet në burgun e Fierit.

Bëhet me dije se në këtë burg pritet të vuaj dënimin ish-ministri Saimir Tahiri. Kujtojmë fillimisht se pas marrjes së vendimit në formën e prerë dhe përfundimit të hetimit, Tahiri u dërgua në burgun “313”.

Vendimin e ka marrë sot Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe është ekzekutuar po sot.

Ish ministri i Brendshëm u dënua nga Apeli i GJKKO me akuzën e shpërdorimit të detyrës./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT