“U kap me 10 milion euro kokainë”, Hoxha zbulon emrin: Ja kush është shqiptari që mori peng kryefinancierin e Berlusconit

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar Artan Hoxha deklaroi se një grup me në përbërje disa shqiptarë është goditur nga autoritetet në Ukrainë. Sipas tij, u kap kokainë me vlerë 10 milionë euro e blerë në Spanjë.

Hoxha u shpreh se një shqiptar që është anëtar i këtij grupi është shumë i njohur për autoritetet, pasi disa vite më parë ka marrë peng ish-krye-financierin e Silvio Berlusconit.

Por kush është ai? Emrin, Hoxha e zbuloi sot në një intervistë në AbcNews Gazetari investigativ tha se bëhet fjalë për Laurenc Tankon nga Mallakastra.

“Shqiptarët janë futur shumë thellë në lindje të Europës. Zona ku kapën shqiptarët ishte pranë Krimesë. Është vështirë që të penetrosh aty, pasi aktorët lokalë janë në nivel global. Përfshirja e një personazhi të njohur shqiptar. Ka qenë i njohur në Itali për lidhje me Ndragetën. Shqiptarët janë licencuar nga Ngradeta për të bërë transportin e kokainës. Dhe në rastin konkret, personi që është kapur, është nga Mallakastra me mbiemrin Tanko, kanë qenë dy vëllezër në Itali.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT