Ukraina akuzon Rusinë për krime lufte: Bombarduan kopshtet e fëmijëve, nuk do ua falim kurrë

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal ka akuzuar Rusinë për krime lufte, pasi deklaroi se ushtria ruse kishte shënjestruar kopshtet e fëmijëve dhe blloqet e banimit të civilëve.
AI u shpreh se Ukraina do ta denoncojë Rusinë në Gjykatën Ushtarake, ndërsa theksoi se kurrë nuk do ia falë Rusisë këtë që ka bërë.
Për këto krime, komanda ruse me siguri do të shohë gjykatën ushtarake. Armiku me siguri do të dënohet për vrasjen e fëmijëve ukrainas. Ukraina nuk do t’ua falë atyre këtë”, tha Shmyhal.
Kryeministri tha se Rusia po sulmonte qëllimisht infrastrukturën civile sepse po “dështon” në ofensivën e saj. “Qeveria ruse nuk e kupton se nuk po lufton vetëm me qeverinë. Në fakt, ata po luftojnë kundër të gjithë popullit ukrainas,” u shpreh ai.
Shmyhal njoftoi se Ukraina po mbyll përkohësisht kufijtë e saj me Bjellorusinë dhe Rusinë, me përjashtim të qytetarëve ukrainas jashtë vendit, të cilëve ai u kërkoi t’i bashkoheshin luftës.
“Ju lutemi kthehuni dhe provoni se jeni në anën e dritës. Dhe unë po ju drejtohem të gjitha vendeve të qytetëruara: Në anën e kujt jeni? A jeni në anën e vrasësve të fëmijëve, apo jeni në anën e njerëzve të mëdhenj evropianë që po mbrojnë vendin e tyre dhe po mbrojnë lirinë e tyre nga agresioni”, u shpreh ai.