Ukraina zbulon dëmet që i ka bërë Rusisë: Janë vrarë më shumë se 5000 ushtarë, tanke dhe avione të shkatërruara

Ministria e Mbrojtjes e Kievit ka publikuar të dhënat e fundit ku pretendon se më shumë se 5000 ushtarë rusë janë vrarë në katër ditët e para të luftimeve.

Në një deklaratë të postuar në Facebook, zyrtarët ukrainas thanë se rreth 5,300 trupa ruse janë vrarë dhe pretenduan se 191 tanke, 29 avionë luftarakë, 29 helikopterë dhe 816 transportues të personelit të blinduar janë shkatërruar nga forcat e Ukrainës.

Sot në Bjellorusi po zhvillohet një takim me delegacionin ukrainas dhe atë rus. Presidenca ukrainase bëri me dije se nga Rusia do të kërkojnë armëpushim dhe trupat që të tërhiqeshin.

Vetë presidenti Zelensky tha se nuk ka shumë shpresë nga ky takim, por që do bënte gjithçka që qytetarët mos mendojnë se kishte një zgjidhje për të ndalur luftën dhe se ai nuk pranoi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT