“Urraaa”/ Me dy gishtat lart, Basha publikon foton nga Dibra mes dhjetra demokratëve: Votoni Luan Hakën!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme ndodhet në Dibër për të prezantuar kandidatin për zgjedhjet e 6 marsit, Luan Hakën.

Ka qenë vetë Basha i cili në llogarinë e tij në “ Facebook”, ka ndarë me ndjekësit një foto ku shihet mes demokratëve.

Krah Bashës, është dhe deputeti demokrat Xhelal Mziu, të cilët prej ditësh kanë nisur fushatën për zgjedhjet lokale të pjesshme të 6 marsit.

“Voto Partia Demokratike
Voto Luan Haka, për Dibrën
Voto Nr. 2”, shkruan Basha krah fotos.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT