Ushtria ruse merr aeroportin e Hostomelit, Rusia: Shkatërruam sistemin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, deklaroi se forcat ruse zhvilluan një operacion të suksesshëm për marrjen e aeroportit të Hostomelit, i cili ndodhet në veri të Kievit.
“Më shumë se 200 helikopterë rusë u përfshinë në operacion. Suksesi i operacionit u sigurua nga shkatërrimi i të gjithë sistemit të mbrojtjes ajrore të aeroportit dhe izolimi i plotë i zonës nga ajri”, tha Konashenkov.
Ai u shpreh se forcat ruse vranë më shumë se 200 nga forcat kundërshtare, ndërkohë që nuk kishte asnjë viktimë nga ushtria ruse.