‘’Vëllazëria në humanizëm’’ mbledh liderët e komuniteteve fetare

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë në bashkëpunim me Këshillat Ndërfetarë të Evropës ka organizuar sot me konferencën ndërkombëtare dhe ndërfetare “Vëllazëria në Humanizëm” . Në konferencë morën pjesë liderët e komuniteteve fetare, si edhe ambasadorja e SHBA Yuri Kim. Vëmendje të rëndësishme iu dha nënshkrimit të dokumentit midis Papa Françeskut dhe Imamit të Madh të Ez’herit, si autoritetet më të larta të tyre fetare.

Kryetari i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë Pastor Ylli Doçit, në fjalën e tij ka vlerësuar harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare në vendin tonë, që buron nga toleranca dhe tradita shqiptare.Ndërsa Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Bujar Spahiu në fjalën e tij tha:

Më pas ka përshëndetur ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim, e cila ka vlerësuar lart rolin e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, duke thënë ndër të tjera:

“Nuk është e tepruar të thuhet se Shqipëria shihet si një lider botëror kur bëhet fjalë për lirinë fetare dhe harmoninë ndërfetare. Zëri juaj është veçanërisht i fuqishëm për shkak të historisë së Shqipërisë dhe të vlerave të Shqipërisë.

I ftuar special i kësaj konference ishte Dr. Luigi de Salvia, President i Këshillave Ndërfetarë të Evropës. Në fjalën e tij ai ka theksuar se ndjehej i lumtur që gjendej për herë të parë në Shqipëri për faktin se është me origjinë arbëreshe. Konferenca ka vazhduar më tej më seancën e kumtesave, ku të rinj dhe të reja nga komunitetet fetare kanë folur për rolin e gruas dhe rinisë në ruajtjen e vlerave universale, promovimin e edukimit dhe të dialogut ndërfetar në vendin tonë. Pjesë e aktivitetit ishte dhe ekspozita me fotografi “Harmonia ndërfetare në Shqipëri”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT