(VIDEO) Vendimi që shtangu Tahirin/ Momenti kur ish-ministri njihet me dënimin me burg

Ky është momenti kur Gjykata lexoi vendimin e marë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Vendimi u duk i papritur për Tahirin, por më shumë akoma për avokatin e tij Maks Haxhia.
Gjykata dënoi me 5 vite burg ish-ministrin, por nga gjykimi i shkurtuar do të dënohet me 3 vite e 4 muaj burg.
SPAK e akuzon ish-ministrin socialist Tahiri për veprat penale: trafik të lëndëve narkotike, grup të strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale me grupin Habilaj