“Vendosi kamera në qeli e transmetonte LIVE”/ Gazetari flet për të burgosurin e Rrogozhinës: Më i zgjuar se Drejtori

Gazetari Fatos Mahmutaj ka kujtuar sot në “Zona Zero” një shkrim të tij të publikuar në Gazeta Shqip në vitin 2006 për një të burgosur të veçantë.

Mahmutaj tregon se i burgosuri kishte vendosur kamera në qelinë e tij dhe transmetonte LIVE non-stop.

Madje gazetari shton, se ai ishte aq i zgjuar, sa bënte edhe planin e punës së Burgut dhe drejtori e aprovonte.

“Te Gazeta Shqip në fillim të 2006 kam publikuar kur një i burgosur në burgun e Rrogozhinës, kishte vendosur kamera dhe transmetonte LIVE non-stop nga burgu. Ky ishte i veçantë, duke qenë se ishte më inteligjenti përfshi dhe drejtuesit e burgut, dhe policët, e të tjerët, ishte më i zgjuari nga të gjithë dhe bënte dhe planin e punës së burgut.

Kur s’kishte ç’bënte, thoshte do t’i trajnojmë të burgosurit sipas kartës së Honolulu-së. Ish-drejtori i burgjeve atëherë, i vinte vulën atyre dokumentave dhe thoshte aprovohet plani i punës,” tha Mahmutaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT