VIDEO/ Bie ALARMI i LUFTËS në kryeqytetin ukrainas, Kiev mbulohet nga tymi dhe flakët

Teksa forcat Ruse kanë arritur në Kiev, mediat e huaja bëjnë me dije se luftime të ashpra midis forcave ruse dhe ukrainase po ndodhin rreth qytetit të Chernihiv, rreth 105 kilometra (rreth 65 milje) në veri të kryeqytetit të Kievit.
Nga fotot e publikuara shihen shtëllunga tymi shumë pak larg qendrës së Kievit. James White i BBC-së i ka marrë këto imazhe nga qendra e Kievit.
Tymi i zi u pa që ngrihej në anën lindore të lumit Dnieper në kryeqytetin e Ukrainës. Ndërkoë sirena e luftës ka rënë në kryeqytet, teksa u është bërë thirrje qytetarëve që të strehoen.
Sipas mediave të huaja ndërtesa e Shërbimit të Sigurisë në rajonin e Chernigov të Ukrainës është përfshirë nga flakët.
Zyrtarët e inteligjencës amerikanë të shqetësuar kanë deklaruar se kryqyteti I Ukrainës, mund të bjerë nën kontrollin e rusëve brenda disa ditësh.


⚡️The building of the Security Service of #Ukraine in #Chernigov is on fire. pic.twitter.com/zUzEumPDeY
— NEXTA (@nexta_tv) February 25, 2022