VIDEO/ Ironike, pronare e tokës ku ka ndërtuar shtëpinë nëna Lizë është deputetja që drejtoi ‘dëgjesën’ e saj në Kuvend!

Tokat tek “5 maji” janë vendosur në qendër të vëmendjes publike ditët e fundit. Si shumë troje në Tiranë ato janë zaptuar nga të ardhur nga rrethet e tjera të vendit, një problem ky i hershëm.
Debati për shtëpitë që prishen tek 5 maji, ka nxjerrë në pah një personazh, një grua të moshuar që media e bëri të njohur si Nënë Liza.
Kanë qenë të shumtë ata që kanë pyetur të kujt janë tokat e zaptuara tek 5 maji. Orët e fundit kjo është zbuluar.
Për ironi të fatit, ato toka i përkasin deputetes Klotilda Ferati, kryetare e Komisionit të ligjeve në Kuvend që thirri për “dëgjesë” nëna Lizën.
Familja Ferati është pronare e tokës për të cilën bëhet beteja tek “5 maji.
Faktin e konfirmon edhe gazetari Mero Baze, një shkrim i të cilit për nënë Lizën, u komentua gjatë së fundmi.
“Ajo nuk e tha këtë në seancë. Nuk e tha as pas seance. Babai i saj ishte revoltuar për heshtjen e së bijës, por ajo ishte justifikuar se jam në politikë dhe nuk mund të përdor detyrën për pronën time.
Dhe mirë ka bërë. Kjo tregon në të vërtetë, kompleksin që ka politika shqiptare nga populizmi dhe metodikën e mbylljes së problemeve për momentin. Dhe në fakt për momentin, Klotilda Ferati do ishte shkatërruar nga rivalët nëse në atë seancë “dëgjimore” do të thoshte: “Prisni, unë jam trashëgimtare e pronës”. Me siguri do t’i turren dhe tani që po ja përmend këtë histori” – shkruan Baze.
Më poshtë pjesë nga video e mbledhjes së Komisionit, ku Ferati dhe gruaja e moshuar me emrin Liza ishin përballë, madje debatuan.