VIDEO/ Kandidati i Bashës për Durrësin bëhet meme: Bashkëshorti i nuses time dhe babai i fëmijëve…

Kandidati i Lulzim Bashës për Bashkinë e Durrësit Luan Hoti nuk di të ndalet.

Pasi u tall me durrsakët për uljen e taksave, sot ka shfaqur “filozofinë” e tij.

Në një takim që ka zhvilluar në kuadër të fushatës elektorale, Hoti teksa kërkon të nxjerr në pah vlerat e veta, bëhet lëmsh dhe nuk di se çfarë thotë.

“Besoj nuk do e kem problem sepse babai, bashkëshorti i nuses time, babai i fëmijëve, babai i tyre është i orientuar në një fushatë pozitiviste. Nuk mendoj që edhe kundërshtarët e tjerë do merren me probleme familjare”, shprehet ai në takim.

Duket se Luan Hoti është në garë me Lulzim Bashën sa i përket gafave…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT