VIDEO LIVE/ WizzAir në aeroportin e Kukësit, Rama: Destinacione drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës

Ditën e sotme është ulur në pistën e aeroportit të Kukësit, avioni i kompanisë WizzAir.
I paranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe kryeministri Edi Rama. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kryeministri ka shkruar se 4 destitacionet e para do të jenë drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës fillimisht nga dy herë në javë.
Njoftim i plotë:
Aeroporti i Kukësit – Pas testimeve të suksesshme kompania WizzAir ul avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar “Flatrat e Veriut”, me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë./ Gazeta Shqip