VIDEO/ Me muzikë melankolike në sfond, Kryemadhi ka një mesazh për të gjithë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi këtë të dielë ka vendosur që të japë nje mesazh paqeje.
Përmes një video të publikuar në Instagram, Kryemadhi u ka dhënë në mesazh të gjithë ndjekësve të saj që ditën e sotme ta shijonë pranë gjirit të familjes.
“Ju uroj të dielë të mbarë për të gjithë ju që doni ta shijoni pranë familjeve tuaja me miq e shokë. Shiu ikën, dielli vjen. Shijeni të dielën dhe energji pozitive”, thotë ajo.
Ndërkohë që të gjithë mesazhin e saj Kryemadhi e ka shoqëruar me një muzikë klasike në sfond, që sigurisht që e ka ndarë për të gjithë: Yiruma-River Flows in You.