VIDEO/ Nuk ndalen ortekët në Theth, ARRSH jep detaje për situatën e rrugëve

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë ditën e sotme me dije se në zonën e Thethit vijojnë që të bien ortekë dëbore.
Përmes një video të postuar në llogarinë e “Facebook” shihen sesi bora e rënë një rrugë gerë pas here bllokon qarkullimin në aksin Bogë-Theth.
Ndërkohë në funksion kanë qenë vazhdimisht mjetet e pastrimit që qëndrojnë në këtë segment për të mundësuar qarkullimin pa problem të automjeteve.
“Në Bogë-Theth vijojnë të bien ortekë ? të cilët bllokojnë qarkullimin ?? dhe vështirësojnë punën për pastrimin ?
?Po punohet 24/7 me mjete e punëtorë për ta mbajtur të hapur këtë aks ?
?Bogë-Qafë Thore qarkullimi kryhet pa problem ? “, thuhet në njoftimin e ARRSH./ Gazeta Shqip