VIDEO/ Policia ARRESTON politikanin shqiptar, shkoi t’u kërkonte llogari për shtrenjtimin e energjisë elektrike,

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ditën e sotme është arrestuar sërish nga policia e Kosovës pranë ambienteve të ZRRE-së.

Në pranga kanë rënë edhe Frashër Krasniqi dhe Nol Nushin të cilët po shoqëronin Molliqajn.

Mëngjesin e sotëm Dardan Molliqaj i cili me bashkëpartiakë të tjerë kanë shkuar në ZRRE për ta kërkuar vendimin për shtrenjtimin e rrymës.

Vendimi s’është publikuar ende nga ZRRE-ja, ndërsa pas konfrontimit verbal të Molliqajt e të tjerëve me kryesuesin e bordit të ZRRe-së, Ymer Fejzullahun, aty mbërriti dhe policia.

“ Ne kemi ardhur të kërkojmë publikimin e vendimit të ZRRE-së”, i tha më herët Molliqaj efektivit të policisë, të cilët këkruan që të mos pengohen anëtarët e bordit të ZRRE-së dhe të gjendet një rrugë zyrtarë komunikimi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT