VIDEO/ “Populli doli jashtë loje”! Meta: Shqipëria s’mund të trajtohet si plaçkë e 2-3 politikanëve! Ja kur filloi drama për ne

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një pjesë nga deklarata e një mbrëmje më parë në një intervistë për News24 ku theksonte se Shqipëria nuk mund të trajtohet si plaçkë e 2-3 politikanëve.

Kreu i Shtetit shprehet se fati i keq i Shqipërisë filloi me ndryshimet Kushtetuese PS-PD në vitin 2008 me listat e mbyllura.

Sipas Metës, kjo solli një demokraci formale dhe fasadë, ku i gjithë populli doli jashtë loje.

Postimi i Presidentit Ilir Meta:

Shqipëria nuk mund të trajtohet më si plaçkë e 2-3 politikanëve. Për këtë qëllim duhet të shenjtërohet njëherë e përgjithmonë Kushtetuta, që kurrë nuk duhet të ndryshojë më, pa referendum nga populli.

Sepse drama e Shqipërisë fillon për fat të keq, në ndryshimet kushtetuese PS-PD të vitit 2008, tek listat e mbyllura, që na sollën tek një demokraci formale dhe fasadë, ku i gjithë populli ka dalë jashtë loje dhe është viktimë e vendimeve, që merren vetëm nga disa individë./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT