VIDEO/ “Rusia nuk është e mirëpritur”, ukrainasit mbushin rrugët dhe këndojnë këngë patriotike

Qindra banorë të qytetit dikur kryesisht pro-rus të Mariupolit u mblodhën sot në sheshin qendror të Teatri në shenjë proteste për të thënë se nuk dorëzohen para Rusisë dhe se rusët nuk janë të mirëpritur atje. Ata mbushën rrugët teksa këndonin këngë patriotike ushtarake.

“Erdha për të treguar se ne e duam Ukrainën dhe nuk duam ‘paqe’ ruse këtu,” tha Andriy Voytsekhovskyy, 28 vjeç, një piktor dhe patinator.

“Unë mendoj se është absurditet i plotë ajo që po bën Putini, por Mariupol është, dhe ka qenë gjithmonë, një qytet që nuk dorëzohet.”, shtoi më tej ai.

Më herët forcat ushtarake ruse kanë nisur të hyjnë në rajonin lindor të Ukrainës që tashmë njihet si i pavarur nga Rusia.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT