VIDEO/ “Salë k*rva”, reagon PD për kandidatin e Berishës: As ai nuk e beson ‘non gratën’!

Partia Demokratike ka reaguar pas videos së kandidatit të Sali Berishës për kryetar Bashkie në Rrogozhinë, Hekuran Xhani, e cili e quan ish-kryeministrin si “Salë k*rva’.

Në reagimin e PD theksohet se Sali Berishën, nuk e besojnë më as përkrahësit e tij.

PD ka publikuar dhe një video, ku Berisha bën prezantimin e Xhanit, ndërkohë që pas tij kandidati i Rrogozhinës shpërthen ndaj ish-kryeministrit.

“As kandidati i tij nuk e beson non gratën”- thuhet në reagimin e PD.

Në një video të siguruar nga Gazetashqiptare.al, kandidati për Bashkinë e Rrogozhinës tregon se ka mendim tjetër për Berishën. Nën avujt e alkoolit, Xhani e quan Sali Berishën shkurt si “Salë k*rva”, ndërsa shton se “këtë klasë politike (përfshirë edhe Berishën) na e ka zili edhe Serbia”, sepse 50% e shqiptarëve kanë ikur nga vendi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT