VIDEO/ Tym e zjarr, Rusia bombardon Kharkivin, dhjetëra të vrarë e qindra të plagosur

Dhjeëtra civilë janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur gjatë bombardimeve të rënda ruse të qytetit lindor të Ukrainës, Kharkiv.

Anton Herashchenko, një këshilltar i ministrit të brendshëm të Kievit, shkroi në Facebook se trupat e Moskës kishin bombarduar zonat e banuara me raketa Grad duke shkaktuar dhjetëra viktima e qindra të tjerë të plagosur.

“E gjithë bota duhet ta shohë këtë tmerr! Vdekje pushtuesit!” shkruan ai në postimin e tij në rrjetet sociale.

Në këtë fazë nuk është e mundur të thuhet saktësisht se sa civilë janë vrarë deri më tani. Shefja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, tha më herët sot se të paktën 102 civilë ishin vrarë, ndërsa 304 të tjerë u plagosën.

“Shumica e këtyre civilëve u vranë nga armë shpërthyese me një zonë të gjerë të banuar, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet ajrore. Shifrat reale, kam frikë, janë shumë më të larta,” tha Bachlet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT