VIDEO/ Ushtari ukrainas lyen fishekët me dhjamë derri për të vr*rë çeçenët myslimanë: Nuk do të shkoni në Parajsë!

Një ushtar ukrainas ka lyer plumbat e armës së tij me dhjamë derri për të vrarë ushtarët çeçenë që janë dërguar në Ukrainë për të luftuar krah rusëve.

Video është publikuar nga llogaria në Tëitter e Gardës Kombëtare të Ukrainës, teksa ushtari dëgjohet të thotë: “Të dashur vëllezër myslimanë, në vendin tonë nuk do të shkoni në Parajsë. Ju lutem shkoni në shtëpi. Këtu do të hasni në probleme”.

Në faqen e Gardës Kombëtare thuhet se ushtari është i regjimentit Azov, pjesë e ushtrisë ukrainase që është akuzuar nga Rusia për prirje neonaziste.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT