Vladimir Putin i gatshëm të negociojë për Ukrainën/ Ja çfarë deklaron për CNN zëdhënësi i Kremlinit

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se presidenti rus Vladimir Putin është “i gatshëm të negociojë”, duke shtuar se kriza në Ukrainë ishte vetëm një pjesë e shqetësimeve të mëdha të sigurisë së Rusisë.

“Para së gjithash, Presidenti Putin ka kërkuar gjithmonë negociata dhe diplomaci”.  tha Peskov për CNN.

“Dhe faktikisht, ai inicioi çështjen e garancive të sigurisë për Federatën Ruse. Ukraina është vetëm një pjesë e problemit, është një pjesë e problemit më të madh të garancive të sigurisë për Rusinë dhe natyrisht presidenti Putin është i gatshëm të negociojë”, tha ai.

Më herët gjatë ditës, Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov i tha Putinit se ai shihte një shans për dialog diplomatik me Perëndimin lidhur me shqetësimet e sigurisë së Rusisë. Ndërkaq, po sot Presidenti i Ukrainës Zelensky iu drejtua popullit përmes një video-mesazhi, ku thotë se duhet ta kthejnë 16 shkurtin në ditën e bashkimit kombëtar. Kujtojmë që në 16 shkurt inteligjenca perëndimore ka paralajmëruar nisjen e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT